Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Çeki

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij.

Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëvetë Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.

“Është e vërtetë që Ministria e ka pranuar letrën e Zogianit, përmes së cilës ai ofron dorëheqjen nga posti i shefit të misionit diplomatik në Ambasadën e Çekisë”, është shprehur Behrami. /Telegrafi/

Behrami, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, ka pohuar se arsyet për këtë dorëheqje, sipas letrës që ka dërguar Zogiani, janë të natyrës private. Sipas tij, Zogiani do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diplomacinë e Kosovës në forma të ndryshme./

Lajme të ngjashme

Back to top button