Punëtorët e “Feni-it” e kanë bllokuar rrugën “Gradsko-Prilep”

Rreth 850 të punësuar të kompanisë “Feni” e kanë bllokuar rrugën magjistrale “Gradsko-Prilep” duke kërkuar që disa kreditorë bankarë të tërhiqen dhe kompania të mos falimentojë, njofton Portalb.mk.

Në prani të policisë janë bllokuar edhe veturat nga të dy anët e rrugës, lëshohen vetëm ato me raste urgjente si p.sh. me biletë të avionit, me fletkontroll të mjekut dhe raste tjera urgjente.

Përfaqësuesi i Sindikatës, Dime Ubavkov deklaroi se kryetari i Komunës, Mitko Janev, deputeti Panço Minov dhe kryetari i Sindikatës Gjore Pallov kanë shkuar në Shkup të takohen me zëvendësministrin Koço Angjushev.

LEXO: Ngritet padi penale kundër udhëheqësisë së Feni Industri për vepra penale “bashkëpunim kriminel”

LEXO: Hapet procedurë falimentuese për “Feni Industri”

LEXO: Bankat kreditore kërkojnë falimentim për ristrukturuim të Fenit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button