Maqedoni, që të ulet varfëria sa më shpejtë të zbatohet tatimi progresiv

Maqedonia që të ulë nivelin e varfërisë dhe dallimeve social duhet që sa më shpejtë të zbatojë tatimin progresiv paralelisht politikave sociale, jo vetëm ndaj individëve por edhe ndaj ndërmarrjeve, veçanërisht bankave. Kështu kërkuan sot nga organizata joqeveritare “Analitika” gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimeve për tatimin e drejtë, borxhit publik dhe infrastrukturës publike, raporton Portalb.mk.

Nga OJQ “Analitika” Bojana Hristovska tha se krahas “zbatimit të reformave urgjente për trajtim të barabartë të qytetarëve në bazë të nivelit të varfërisë” paralelisht duhet të largohemi nga tatimi i parajsës dhe tatimit të barabartë dhe të zbatojmë tatimin progresiv.

“Duhet të largohemi nga tatimi lehtësues dhe modeli i tatimit të barabartë dhe menjëherë të realizohet tatimi reformues me theks të veçantë të tatimit progresiv. Duhet të theksoj se duhet tatim progresiv varësish nivelit përfitues. Gjithkund në Ballkan ndodh kjo. Në Maqedoni ka të dhëna ku ndërmarrjet e mëdha jo vetëm se nuk i paguajnë tatimet por edhe fitojnë nga shteti. Nëse tatimi i fitimit është 9% numri më i madh i ndërmarrjeve paguajnë vetëm 0.5 %. Reformat me tatimin progresiv duhet të shkojë paralelisht me politikën sociale, të zbatohet borxh minimal, subvencionet të mos kenë karakter social”, tha Hristovska.

Sa i përket hamendjes së ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, se tatimi progresiv të mos zbatohet nga tash por nga janari i 2019-s, Hristovska vlerësoi se “besojë se shtyrja e zbatimit të tatimit progresiv bëhet për të bërë një analizë më të detajuar, pasi që nuk dinë se sa të përfitim shtesë do të sjellë tatimi progresiv, megjithatë, konsiderojmë se nuk duhet vetëm tatim progresiv të borxhit personal por edhe i ndërmarrjeve pasi që bankat nga viti në vit realizojnë përfitime rekorde”.

catsE njëjta u tha edhe nga këshilltari i ministrit të Financave, Branimir Jovanoviq “se çështja e shtyrjes së tatimit progresiv ka ardhur si pasojë se për të duhet të bëhen analiza më të thella”. Ai shtoi se “dëshirojmë të marrim këshilla dhe rekomandimet e tyre të dala nga analizat e bëra”.

Sa i takon borxhit publik, hulumtuesja e tij, Tamara Spasovska kërkoi që “gjatë menaxhimit të tij të futen edhe qytetarët” duke kërkuar edhe konsolidim fiskal.

“Duhet edhe konsolidim fiskal, shpenzim më efikas, themelimi i këshillit fiskal, rregulla fiskale me qëllim që të tejkalohet kufiri i pagesës së saj”, tha Spasovska.

Ndërkaq, Sanja Risteska që ka analizuar mënyrën e realizimit të infrastrukturës së jashtme në Maqedoni, vlerësoi si të gabueshëm veprimin e deritashëm të Maqedonisë se investimet më të mëdha bëhen në autostrada me çka anashkalohen rrugët alternative të trasportit.

Ajo u fokusua edhe në infrastrukturën energjetike, më saktë në mënyrën e menaxhimit të qymyrit, ku si shembull që duhet të ndiqet nga institucionet shtetërore në të ardhmen është Parku i Erës në Bogdanci.

“Kur bëhet fjalë për infrastrukturën e jashtme për fat të keq tërë fokusi i investimeve janë autostradat kurse shumë pak në rrugë alternative. Kjo është e gabuar dhe ngadalë duhet të largohemi duke u drejtuar drejt transportit alternativ. Sa i takon sektorit energjetik ku fokusi është në menaxhimin e djegies së qymyrit. Në Maqedoni ka një shembull të mirë e ai është Parku i Erës në Bogdanci i cili u financua nga ndërmarrja gjermane KFB, ky shembull duhet të ndiqet. Gjithashtu kemi parë se kur sjellin vendime për infrastrukturën nuk konsultohet sektori civil. Bëjmë apel deri te qeveria e re që të fillojë të zbatojë Konventën Botërore ku parashihet përfshirje e opinionit publik në vendimmarrjen e infrastrukturës publike”, tha Risteska.

Siç bënë të ditur nga kjo OJQ, ndjekja e shembullit të Parkut të Erës në Bogdanci do të mundësonte që për planifikimet e renovimit të termocentralit Osllomej të parashihen tre herë më pak para.

“Projekti i Parku të Erës në Bogdanci ka përfunduar për 18 muaj. Kushtoi tre herë më pak se shuma e planifikuar për renovim të termocentralit Osllomej i cili kushton 126 milionë euro. Me këto para Qeveria do të ndërtonte tri parqe të erës dhe kështu nuk do të ndotej ambienti jetësor dhe në ndërkohë prodhon energji elektrike për 25.000 amvisëri”, thuhet në raportin e analizës së “Analitikës”.

Kjo analizë e “Analitikës” për tatimin e drejtë, borxhin publik dhe infrastrukturën publike në Maqedoni bëhet në partneritet me organizatat joqeveritare nga Mali i Zi, Serbia, Shqipëria etj. Rezultatet dhe rekomandimet kanë dalë nga monitorimi i financave publike te shteteve rajonit Ballkanik. Në Maqedoni monitorimin e financave publike e ka bërë OJQ “Analitika”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button