Disa vjedhës sulmuan një grua shtatëzënë në Shtip

Dy vjedhës mbrëmë sulmuan dhe tentuan ta plaçkisin një vajzë shtatëzënë, kumtoi MPB.

Siç kumtoi MPB-ja, vajza njëzetvjeçare shëtiste me motrën e saj dhe me një djalë nga Prilepi në rrugën “Radanski pat” në Shtip, me ç’rast u dolen përpara dy vjedhës duke tentuar që t’ia vjedhin çantën, ndërkohë  nga tentimi për ta plaçkitur vajza shtatëzënë kaloi me disa lëndime.

Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa hajnat u arrestuan dhe kundër tyre do të ngriten kallëzime penale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button