Dimitrov: Politika nuk mund të përzihet në librat e historisë

Politika nuk mund të përzihet në atë se si janë shkruar librat e historisë. Për fat të keq, politika përzihet deri në një masë të caktuar në vitet e fundit në librat tonë të historisë. Mendoj se historia duhet t’ju lihet historianëve dhe pse ne duhet të kemi frikë nëse Greqia nuk frikësohet të hapen librat e tyre, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për Televizionin Kanal 5, njofton Portalb.mk.

Sipas shefin të diplomacisë maqedonase, mosbesimi, tensionet dhe pengesat tejkalohen me bisedime.

“Nëse duam të jemi anëtare e NATO-s nga familja evropiane, nuk mundemi me zor, patjetër duhet të bisedojmë. Edhe pse munden që pas shumë me luftërave të mëdha dhe viktima Franca dhe Gjermani të vendosin bashkëpunim të tillë dhe komisione, Gjermania dhe Polonia, pse ne nuk mundemi ashtu siç përflitet për historinë. Prej ku mund ta hapim këtë frikë dhe të shohim. Duhet të bisedojmë hapur për këto punë”, tha Dimitrov.

Në pyetjen se a hyn Greqia në çështjet identike, ai u përgjigj se do të duhej “të fillonin të punojnë  shumë kohë ma parë– edhe me politikën greke dhe me kombin grek dhe opinionin e tyre”.

“Dhe të shpjegojmë se nuk mundemi në Ballkan, siç janë pjasë e tij grekët, kemi bullgarë, shqiptarë, serb, dhe çfarë jemi ne këtu, nëse nuk jemi maqedonas. Dhe nuk mund të tregoj dhe të vendos çfarë jemi dhe si jemi, por duhet të bëhet përmes ndërtimit të besimit dhe përmes bisedës”, tha Dimitrov.

Duhet të jemi të kujdesshëm, shtoi ministri, sepse pozita jonë ishte shkatërruar në mënyrë drastike me lidhjen e identitetit në fushën e antikës. Sipas meje, ishte gabim shumë i madh, edhe për ne edhe për ata, shtoi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button