fbpx

Disfata fitimprurëse e fusnotës

Në  ndonjë përmbledhje të ardhshme të studimeve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, rasti i fusnotës së Kosovës mbase do zë një përmendje të merituar si shembull se si një ide potencialisht e mirë të rrënohet falë dobësisë të lojtarëve të involvuar në përpilimin dhe zbatimin e saj.

 Aq më shumë që kjo ide që aspironte  të ofron zgjidhje fisnike afat shkurtë, tani më është sëndërtuar si nyje që mund të shkakton kokë dhimbje afatgjate.   

Refuzimi për se i fusnotës do binte ndesh me parimin primar të politikës vendore dhe ndërkombëtare të quajtur kompromis, si instrument i ndërtimit të bazamentit neutral për përfitime të balancuara. Duke qenë një instrument kompromisi, fusnota si e tillë, dhe me karakter gjithsesi të përkohshëm, aspiron në motivimin për bashkëpunim, por dështon tërësisht në dy aspekte: mënyra e përpilimit të saj dhe mungesa e baraspeshës së përfitimeve. 

Faji mbi mënyrën e përpilimit bien plotësisht mbi supet e palës negociatore shqiptare të involvuar drejtpërsëdrejti në negociata, por edhe të faktorit të përfshirë në rolin e ndërmjetësuesit.  Mangësia themelore vërehet në arrogancën e imponimit të fusnotës si “fait accomplie” pa përgaditje paraprake të opinionit, pa konsultim adekuat të opozitës dhe pa kurrfarë debati kuvendor.  

Është vështirë ti ikim përshtypjes se kemi të bëjmë me një çasje të përshpejtuar dhe të paparamenduar mirë, posaçërisht nëse marrim parasysh reagimet të hutuara nga disa përfaqësues të vet vendeve anëtare të BE-së dhe dilemat mbi logjiken e pranimit të një zgjidhjeje të tillë.

Përgjigja për këtë ngutje dhe jopërgjegjësi mbase do mund të gjendej në disa veprime, vizita dhe prononcime të bëra ca muaj para se të nënshkruhet marrëveshja.   

Prononcimet që pasuan dhe akuzat për anti-amerikanizëm dhe anti-europianizëm drejtuar opozitës (lexo: Vetëvendosjes) nuk ndihmuan fare në procesin e vardisjes së përkrahjes dhe vetëm se thelluan vijat e ndarjes mes kampeve pro dhe kontra fusnotës.

Vokabulari i tillë jokonstruktiv dhe jodinjitoz vetëm se shpalos një çasje të jo-sinqert  dhe populizëm diplomatik që abuzon me sentimentin pro-perëndimor të kosovarëve.  Nuk është e tëpert të thuhet se intensiteti i akuzave të tilla të tepruara vetëm se shpalosin panikun në palet e involvuara, të befasuara nga intensiteti i reagimeve të rrufeshme dhe  dënimit të zgjidhjes së imponuar.

 Por, njëkohësisht ato shpalosin edhe sentimentet personale të ambasadorit Dell kundrejt çunave nga Vetëvendosja të cilit morrën guximin që të thyejnë tabun e fundit duke vënë nën pikëpyetje cilësitë profesionale të përfaqësuesve të huaj në Prishtinë.

 Prandaj, dëmi i vërtetë dhe afatgjatë nga storja e Fusnotës është besimi i lëkundur në çasjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, të ndërtuar me kujdes dhe përkushtmëri që nga Ramboillet e deri më sot.  Lëkundja e tillë shënon edhe fundin e kapitullit të politikës folkloriste sipas së cilës Qeveria e Kosovës është në Washington ndërsa parlamenti në Bruksel, dhe fillimin e një politike më realiste dhe të sëndërtuar mbi kapacitete vendore dhe vizione të qarta kombëtare.

Thënë shkurt – politikë e raporteve strategjike që respekton dhe kujdeset për interesat e partnerëve, dhe njëkohësisht definon dhe mbron fundamentin e panegosiueshëm të interest jetik kombëtar.    
Vazhdimi i lojës së akuzave të ndërsjellta mes palëve të kundërshtuara ndoshta edhe sjell ca poenë mbi konto partiake, por në kurriz të llogarisë kombëtare. Elita politike shqiptare duhet të gjejnë modusin që popullatës ti shpjegon se Kosova nuk jeton në ndonjë ishull të izoluar, por në një botë të përshkruar nga ndërvarësia mes shteteve dhe popujve.

Sa do që kemi dëshirë të mbetemi kulla e vetme e interesave perëndimore në rajon, realiteti dikton se proceset lëvizin përpara dhe me to ndryshojnë raportet mes shteteve. Perceptimi njëdimensional i raporteve mes qendrave shqiptare dhe ato perëndimore vetëm se do të na detyron të futemi thellë dhe më thellë në baltën e vet-mashtrimeve dhe profecive të vet-parashikuara.  Dhe kjo do vazhdon deri sa nuk arrijmë të inkorporojmë në filozofinë tonë  politike sensin se politika e qendrave të vendosjes ndaj Kosovës zhvillohet në baraspeshë me interesat e qendrave, jo të shqiptarëve, serbëve, maqedonasve apo të tjerëve.  

Si avancojnë proceset integruese në rajon, fusha e veprimit autokton të cilit do shtet në Ballkan vetëm sa do ngushtohet, që detyrimisht shtron nevojën për më shumë shkathtësi, më shumë kreativitet dhe më shume largpamësi në konceptimin dhe implementimin e strategjive kombëtare.  Koha do punon në favor të atyre që kanë caqe të definuara qartësisht, dhe kondicion për të mbajtur tempon e pandarë të marathonës.  

Në çdo rast, tani më që beteja ka përfunduar nuk është edhe aq e rëndësishme se çka mendojnë gjeneralët, aq më shumë që të humbet kohë në akuzime të ndërsjellta.

Kundërshtaret e saj, tani që pesha e fusnotës mbijeton nën hijen e dyshimeve dhe polarizimeve të rrepta, duhet të tejkalojnë veten dhe të ofrojnë alternative. Cila do çasje tjetër, e përkufizuar në ankesa dhe vajtime, nuk është shkathtësi, urtësi  apo patriotizëm, por devijim i vëmendjes nga qasja më se e nevojshme në këtë moment – qasje kjo që fillon me “damage control” dhe përfitim nga gjendja e krijuar.  

Me një aspiratë dhe synim të vetëm në mendje – që disfata të shëndrohet në përfitim dhe avantazh. Tamam në përputhshmëri me filozofinë e politikës si aftësi që kur oponentët tentojnë te godasin me limonë, në vend se të fshihesh, tento ti kapish, shtrydhësh dhe bësh limonadë.
Emëruesi i përbashkët në këtë storje duhet patjetër të jetë konsensusi politik i Prishtinës parlamentare se me këtë hap Beogradi de facto ka njohur mëvetësinë e Kosovës. Hapi i dytë duhet ndërlidhur me burimin e vetë idesë së fusnotës – ruajtja e status -quosë në skenën politike të Beogradit në favor të koalicionit Tadiq – Daqiq.

Në fjalë tjera, fati i koalicionit të tanishëm qeveritarë Serb është tejet ngushtë i lidhur me propagandën “edhe BE edhe Kosove”, maksimë kjo që determinojnë edhe kahjen e zgjedhjeve në Serbi ne përgjithësi, dhe aq më shumë mos mbajtjen e zgjedhjeve Serbe në Kosovë në veqanti. Nuk ka dyshim se zyrtaret Serb kuptojnë urtësinë e fjalës se “fara e disfates buron nga triumfi”, dhe prandaj duhet pritur që të intensifikojnë agresionin verbal dhe diplomatik përmes të cilit do defokusojnë vëmendjen nga esenca e problemit. 

Në këtë periudhë të shkurt kohore deri në zgjedhjet Serbe, Prishtina mbanë në duar një instrument tejet të volitshëm që të ndikon dhe determinon rezultatin përfundimtarë tek fqiu verior. Instrument ky i faktorizimit efektiv të Fusnotës në favor të Kosovës që do mund të përdoret në ditët e fundit të fushatës, apo në minutat e fundit të ditë-votimit në Serbi.

Tajmingu dhe porosia buzëqesh favorshëm ndaj Kosovës dhe mund të kërcënojnë seriozisht makiazhin triumfalist të Beogradit zyrtarë dhe rikthen balancin në momentin zero.    

 
Por, duke qenë dëshmitarë të nivelit të ulët të raporteve mes përfaqësuesve shqiptarë (kudo në viset shqiptare) mbetet vetëm të kujtojmë se nga një e thënë deri në një e bërë …

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close