Yee: Liderët e korruptuar të Ballkanit s’duhet t’i ftojmë në Washington

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se Perëndimi duhet të jetë më i prerë ndaj liderëve të rajonit të Ballkanit.

“Mendoj se ndonjëherë është e turpshme se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht akteve të tyre të dënueshme, priten në kryeqytetet evropiane sikur nuk kanë bërë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë e Washington nxjerrin përfundime. Nëse ata nuk lejohen në këto takime dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në ecurinë e këtyre vendeve”, ka deklaruar Yee në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, raporton VOA.

Yee shprehet se Kosova dhe Serbia mund të dërgojnë një mesazh të qartë se kanë vullnetin politik për të marrë vendimet e vështira politike që nevojiten për të dyja vendet, në takimet e ardhshme mes palëve në kuadër të dialogut dypalësh.

Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë procesin e dialogut, por shton se përgjegjësia e parë është mes dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

“Në Kosovë, ashtu si kudo tjetër në Ballkan, e ardhmja është në duart e shoqërive ballkanike”, shprehet zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Hoyt Yee. Ai thekson se politikat amerikane në të ardhmen duhet t’i shërbejnë rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësve në Ballkan për të përmbushur rolin që kanë marrë përsipër para qytetarëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button