“Neymar e ka derën e hapur për transferim në Real Madrid”

Sergio Ramos thuhet se dera është e hapur për ish yllin e Barcelonës, Neymar, për të kaluar nga Paris Saint Germaini te kampioni spanjoll dhe evropian – Real Madridi.

Neymar iu bashkua gjigantit në Liga 1 për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror, por tashmë kanë nisur thashethemet që reprezentuesi brazilian nuk është duke u ndierë rehat te klubi francez, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve, Neymar nuk është i kënaqur me jetën nën udhëheqjen e trajneri Unai Emery duke promovuar spekulime rreth transferimit sensacional në La Liga.

I pyetur rreth Neymarit, kapiteni Sergio Ramos nuk hezitoi duke u përgjigjur:

“Dua të kem më të mirët në skuadër dhe është e qartë që Neymar është njëri prej tyre. Ndoshta ishte më i lehtë për të transferimi te PSG para kalimit direkt në Real Madrid”

“Ato janë vendime personale, asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë sepse në futboll mund të ndodhë gjithçka”

“Tashmë e kam derën e hapur për të nëse dëshiron të vije. Gjithashtu kam një raport shumë të mirë me të”

Neymar ka shënuar shtatë gola brenda tetë ndeshjeve në Liga 1 këtë sezon duke i ndihmuar PSG-së të qëndrojë në krye me katër pikë më shumë se kampioni aktual në fuqi – Monaco./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button