Takimi Bejli – Ahmeti, ja cila ishte porosia e ambasadorit amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Xhes Bejli.

Ahmeti dhe ambasadori amerikan Bejli shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale postzgjedhore në vend, reformat sistemore dhe integrimin EuroAtlantik të vendit.

Lideri Ahmeti theksoi që BDI është përcaktuar tërësisht për ti përkrahur dhe prirë reformave në gjyqësor, reformave sistemore bashkë me sundimin e së drejtës dhe vlerësoi se të gjitha energjitë tona duhet fokusuar në këtë drejtim tash pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ahmeti dhe Bejli diskutuan edhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, me ç’rast Ahmeti tha që marrëdhëniet me Athinën dhe Sofjen po marrin dimenzion shumë konstruktiv dhe bashkëpunues në frymën e tejkalimit të pengesave dhe kontesteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button