Policia turke ka arrestuar qindra islamistë në një seri bastisjesh në Ankara

Policia turke ka zbatuar një bastisje masive në Ankara kundër pjesëtarëve të dyshimtë të organizatave të lidhura me grupin Shteti Islamik (SHI), me ç’rast janë arrestuar 101 persona.

Si lajmëroi agjencia Anadolia, në operacionin kanë marrë pjesë mbi 1.500 policë.

Në aksion janë kryer bastisje në rreth 250 lokacione, me ç’rast janë sekuestruar armë dhe dokumente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button