Ronaldo krenar me tregolëshin

Ronaldo shënoi hat-trickun e shtatë të sezonit për të ndihmuar Realin të fitojë derbin madrilen me rezultat 4-1 dhe për të rikthyer kryesimin prej katër pikësh ndaj Barcelonës në krye të tabelës së La Liga.

“Ne e dinim se ndeshja do të jetë e komplikuar. Atletico luajti mirë dhe ne ishim të fuqishëm. Jam i kënaqur që kam shënuar dhe asistuar. Jam falënderues ndaj bashkëlojtarëve pasi nuk do të isha në gjendje të shënoj ose të luaj lojën time pa ta”.

“Ne ishim ca të shqetësuar pasi Barcelona fitoi dje dhe ne ishim të fokusuar të fitojmë, andaj misioni u përmbyll”.

“Ne duhet t’i fitojmë edhe ndeshjet e mbetura të sezonit për t’i shtuar shanset për të fituar titullin. Skuadra është në formë të mirë, ka besim dhe e gatshme për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button