Turqia nënshkroi marrëveshje për zhvillim të sistemit raketor me Francën dhe Italinë

Turqia nënshkroi memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Francën dhe Italinë, në bazë të të cilës tre vendet do të punojnë në zhvillimin e përbashkët të sistemeve ushtarake.

Mes programeve, në të cilat Turqia do të bashkëpunojë me Francën dhe Italinë është sistemi antiraketor dhe antiajror SAMP-T, i cili është prodhuar nga kompania francezo-italiane EUROSAM.

Turqia negocion edhe me Rusinë për blerje të sistemit raketor rus S-400, për çka sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shqetësim për shkak të këtij hapi të Ankarasë, e cila është anëtare e Aleancës.

Blerja e sistemit francezo-italian do të vendoste barazpeshë në armatimin antiajror turk.

Marrëveshja është nënshkruar në Bruksel, ku ministri turk i Mbrojtjes, Nuretin Çanëkllë mori pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button