Pas FBI-së, në Tiranë zbarkojnë ekspertët gjermanë dhe italianë

Pas mbërritjes së dy agjentëve të FBI, edhe dy ekspertë nga Italia do të zbarkojnë në Tiranë, për t’iu bashkuar Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, një ekspertë nga Gjermania është akomoduar dhe ka filluar punën në Tiranë.

Gjithashtu, pritet ardhja e një eksperteje nga Britania e Madhe. Të dhënat janë bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Brendshme.

Xhafaj tha gjithashtu se ekspertët do të paguhen nga vendet e tyre përkatëse.

“Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet. Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia”, tha ai.

Duke folur për buxhetin, Xhafaj sqaroi se vendet partnere kanë akorduar një buxhet shtesë për Ministrinë e Brendshme.

“Dëshiroj të theksoj se, krahas këtij buxheti, agjencitë mbështetëse dhe vendet partnere kanë akorduar një buxhet shtesë. Ne kemi qenë përpara disa ditësh në një takim në Delegacionin e Komisionit Europian me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Dhe Komisioni Europian në një program të posaçëm të tij, disa nga vendet anëtare të BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke riparë buxhetin mbështetës për prioritetin e MB për të rialokuar fonde shtesë, që kanë të bëjnë me dy aspekte: me asistencë teknike dhe në investime logjistike. Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje të posaçme buxhetore për Ministrinë e Brendshme”, tha Xhafaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button