KB: Jemeni përballet me mungesën më të madhe të ushqimit në dekadat e fundit

Jemeni, i cili nga dita e hënë ndodhet nën bllokadë nga ana e Arabisë Saudite, po përballet me urinë më të madhe që ka parë bota në dekada, që mund të shkaktojë vdekjen e shumë personave, nëse nuk rifillojnë dërgesat e ndihmave, paralajmëroi Mark Loukok, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare.

Ai i bëri thirrje koalicionit që udhëheq Arabia Saudite, të heqë bllokadën e vendit.

Të hënën, koalicioni ka mbyllur rrugë ajrore, tokësore dhe detare në Jemen, pasi rebelët Huthi kanë hedhur një raketë në drejtim të Riadit. Raketa është goditur nga mbrojtja arabe.

Loukok theksoi se nëse bllokada nuk hiqet, do të ketë uri në Jemen “me miliona viktima”.

Ai i bëri këto komente pasi e njoftoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi çështjen, në një seancë me dyer të mbyllura.

Arabia Saudite bëri të ditur se bllokada është e nevojshme për të penguar Iranin nga dërgimi i armëve për rebelët Huthi.

Irani e mohon armatosjen e rebelëve, të cilët luftojnë koalicionin e udhëhequr nga Riadi qysh në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button