Ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Korçok për vizitë në Maqedoni

Sekretari i shtetit dhe ushtrues i  detyrës ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Republikës Sllovake Ivan Korçkov sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin me homologun e Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, siç kumtoi MPJ-ja, pritet të diskutohen marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, situata e brendshme politike në vendin tonë dhe marrëdhëniet me fqinjët. Do të shkëmbehen edhe mendime për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, është paraparë nisje zyrtare e projektit “National Convent for European Union in the Republic of Macedonia”, e cila do të realizohet me mbështetje financiare nga SlovakAid dhe USAID. Realizimi i këtij projekti paraqet konfirmim shtesë të mbështetjes së Sllovakisë për proceset eurointegruese të Maqedonisë.

Mysafiri nga Sllovakia do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërsa do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button