Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do ta shqyrtojnë Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni ligjdhënës-juridik, ndërkaq, do t’i shqyrtojë Statutin për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Universitetit për Shoqëri Informatike dhe Teknologji “Shën Apostoll Pavle” – Ohër, Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë dhe disa kërkesa për interpretim autentik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button