Çiklisti ka thyer rekordin botëror, bën 735 kilometra pa ndërprerje (VIDEO)

Një çiklist irlandez sapo ka shënuar rekordin e ri botëror pasi ka përfunduar një udhëtim pa ndërprerje.

Një 58 vjeçar i quajtur  Joe Barr, përfundoi ciklin epik në 48 orë dhe 40 minuta gjatë udhëtimit të tij. Çiklistët e Donegalit thanë se ai do të pushojë për një kohë pas përfundimit të rrugës Malin-Mizen-Malin prej 735 kilometrash.

Koha e tij duhet të verifikohet nga Shoqata e Çiklizmit UltraMarathon. Është 21 minuta më e shpejtë se koha e mëparshme e rekordit. “Rruga – nga pika më veriore e Irlandës në pjesën më jugore të saj dhe kthimi sërish pas -më paraqiti një numër sfidash”, tha ai.

Ish garuesi profesionist tha në një moment se ai nuk mendonte se do ta shihte vijën e finishit.”Unë kam shumë eksperiencë në atë që bëj, por më duhet ta pranoj faktin se në një moment vërtetë mendova se nuk ishte e mundur” – tha ai BBC Neës.”

Është pak a shumë si vetë jeta, dritarja e mundësisë do të hapet vetëm nëse vazhdon të ecësh përpara”.“Më shumë se 25 orë nga rruga ishin natën. Moti i skajshëm i Irlandës , duke përfshirë shiun dhe breshrin,më paraqiti sfidat e veta” tha çiklisti.”Jam shumë i lodhur dhe pres që të pushoj për disa javë, por gjithsesi jam mirë”,u shpreh Barr.

Barr tani është në gjendje të plotë të rimëkëmbjes pas udhëtimit rraskapitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button