Fëmija “ringjallet” pas 12 ore në morg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë. Analia Bouter ishte 26 javëshe shtatzënë dhe solli në jetë para kohe fëmijën e saj. Por, mjekët i thanë se fëmija kishte lindur pa shenja jetë dhe i dhanë një çertifikatë të vdekjes së tij, ndërsa fëmijën e dërguan në morg.

Bouter dhe bashkëshorti i saj vendosën që të shkojnë në morg 12 orë më pas, për të parë për herë të fundit fëmijën. “Ne shkuam në morg, kërkonim një foto të vajzës sonë. Por kur një punonjës i morgut e hapi frigoriferin pa që fëmija po qante dhe ishte gjallë. Në këtë moment mu këputën gjunjët”, tha nëna e fëmijës.

Kjo ngjarje tregon që mrekullitë ekzistojnë, ndërsa mjekët që vërtetuan vdekjen e fëmijës, tashmë rrezikojnë shumë dhe mund të përfundojnë në burg, për shkak se fëmija nuk kishte vdekur./botashqip/

Lajme të ngjashme

Back to top button