Edhe burrat i duan përkëdheljet në shtrat

Burrat kanë nevojë për shumë përkedhelje dhe puthje, ashtu si edhe gratë. Këtë e thotë një studim i bërë kohët e fundit në Amerikë. Por, nëse kjo nuk mund të jetë mjaftueshëm befasuese, shtojmë që një studim internacional mbi lidhjet e gjata, tregon se çfarë mendojnë gratë të cilat kanë një jetë të kënaqshme seksuale.

Studiuesit kanë intervistuar 1.009 çifte heteroseksuale në disa vende të botës në SHBA, Brazil, Gjermani, Japoni dhe Spanjë. Pjesetarët, të moshës 25 dhe 76 vjeç, bashkëjetonin ose ishin të martuar për të paktën një vit, ndërsa maksimumi 25 vjet.

Studimi i bërë nga Instituti Kinsey në Universitetin e Indianës dhe publikuar në arkivat për sjelljet seksuale, është nga të parët që ekzaminojnë vlerat që burrat dhe gratë kultivojnë në një lidhje më të gjatë. Sipas tyre, çiftet i atribuohen seksit, përkedhelive dhe të gjtha atyre që vijojnë më pas.

“Gjithmonë ekzistojnë stereotipe, proverba popullore ose barsoleta mbi raportin e grave me seksin, por ky studim thotë që, për një çift të moshës së mesme, seksi është i rëndësishëm, gjithashtu është më shumë e rëndësishme për partnerin femër” thotë Raymond Rosen, bashkëautor dhe kërkues në New England Research Institutes./portalb/

Ky studim thotë gjithashtu, që edhe burrat që janë të painteresuar për puthjet dhe përkedhelitë në momentet intime, janë më shumë përkedhelës se sa gratë kur impenjohen në një ldhje serioze.

Çiftet e marra në ekzaminim kanë treguar që janë më jetëgjatë, dheqë kanë një jetë të kënaqshme seksuale. Për gratë, një jetë e mirë seksuale do të thotë që lidhja funksionon mirë edhe përsa i përket kalimit të moshës.

Lajme të ngjashme

Back to top button