George Clooney lë aktrimin për politikë

Pasi vodhi vëmendjen e publikut prej dekadash, George Clooney ka deklaruar se aktrimi nuk është më prioritet për të. “E di si është puna? Kam aktruar për një kohë të gjatë, dhe tani jam 56 vjeç. Nuk jam më ai djali që ‘vjedh’ zemrat e vajzave”, ka thënë Clooney për një intervistë për The Sunday Times.

“Aktrimi më siguronte të ardhura mjaftueshëm për të paguar qeranë, por tani unë shita një fabrikë tekile për një bilion dollarë. Kështu që, nuk më duhen më paratë”, ka vijuar dhe më tej aktori, duke e bërë të qartë se nuk do ta shohim shpesh në kinema. Ai ka sqaruar se gjendja ekonomike e majme, i ka dhënë lirinë të përzgjedhë projektet në të cilët do të shfaqet, shkruan Bordo.al. 

Megjithatë, Clooney po provon edhe aftësitë e tij regjisoriale, të cilat i financon më së shumti vetë. Madje, emrin e aktorit e kemi parë shumë herë nën emërtimin e producentit, sepse, siç mund ta imagjinojmë, një bilion dollarë është mjaftueshëm për të mos punuar për gjithë jetën, apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button