Deputetët e përmirësuan gabimin, e miratuan Raportin e Avokatit të Popullit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e pranoi Raportin e Komisionit për sistem politik për zbatimin e rekomandimeve për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016.

Me këtë, sipas koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, përmirësohet gabimi me mosmiratimin e Raportit të bërë në mbledhjen e kaluar, siç tha, për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm të grupeve të deputetëve dhe të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.

Tuntev informoi se kjo është bërë në marrëveshje të katër partive më të mëdha parlamentare. Para se të gjendet në rend dite të mbledhjes së sotme për të dje diskutuan Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, por si Raport të vet për rekomandime të cilat dalin nga gjendjet e konstatuara në Raportin e Avokatit të Popullit.

“Përcaktimi ynë për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për avancimin e demokracisë në vend, për vendosjen e standardeve të reja evropiane në të gjitha sferat në shoqëri nuk ka qenë, as nuk është, as nuk do të sillet në pyetje. Të gjitha institucionet – organizata joqeveritare, shoqata të qytetarëve, qytetarë si individë nga ne si grup i deputetëve dhe si shumicë në pushtet çdoherë do ta kenë mbështetjen e parezervë kur është në pyetje nevoja për avancim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të proceseve demorkatike në përgjithësi”, tha Tuntev.

Në këtë mënyrë, siç tha. do të mundësohet zbatimi i reformave kyçe në shtet të cilat do të thonë avancim i proceseve demorkatike në vend dhe përparim i vërtetë në sferën e demokracisë.

Kuvendi i RM-së paraprakisht, pasdite, i verifikoi mandatet e deputetëve Kostadin Acevski dhe Agim Murtezanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button