Favoritët fitojnë ndeshjet e para çerekfinale

Skuadra e Renovës ashtu edhe sikur pritej, ishte favorite në duelin e çerekfinales të Kupës së Maqedonisë ndaj “Skopjes”, duke e mundur në ndeshjen e parë me rezultat 2:0. Autor të fitores ishin Filip Petkovski dhe Stefan Kosotov.

Ndërkohë fitore me vlerë kanë shënuar edhe ekipi i Pelisterit ndaj Pobedës, ku u shënuan plot shtatë gola, pas fitores 5:2. Akademija Pandev ka regjistruar fitore në duelin ndaj Teteksit si mysafire me rezultat 0:2. Ndeshjet e kthimit do të luhen me 29 nëntor, ndërsa në këtë datë pritet të luhet dhe ndeshja e mbetur nga 1/8 e ku do të takohen Vardari – Shkupi, nga i cili duelin do të mësojmë dhe kundërshatrin e Shkëndijës së Tetovës. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button