Mediat greke: Maqedonia më 11-12 qershor 2018 hyn në NATO, gjithçka është në duart e Koxias dhe SYRIZA-s

Me titullin “IRJM më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018″ hyn në NATO, çështja për emrin në duart e Koxias dhe SYRIZA-s”, portali grek “difernjuz” publikon tekst, prej të cilit pjesa më e madhe u publikua gjatë fundjavës  në “To Vima”,  në të cilin pohohet se ekziston orar i caktuar për zgjidhjen e problemit, të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Sipas portalit, i cili i referohet burimeve të besueshme në qarqet diplomatike, Maqedonia, sipas orarit, fillimisht do t’i tërheqë statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO.

“Çështja për emrin e IRJM-së, hyn në fazën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”, shkruan portali dhe shton se nëse nuk zhvillohet sipas planit, kjo do të ketë edhe simbolikë, për shkak se do të ndodhë saktë 10 vite nga vetoja e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

Fillimisht, sipas “difernjuz” deri në shkurt duhet të ketë progres të dukshëm. Pastaj, në prill të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do ta prezantojë për progresin në zgjerim, me kërkesë që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese.

Portali thekson se me qëllim që të arrihet deri atje, kryetari i ri i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, i cili vjen nga partia qeveritare LSDM, kumtoi se do të formojë komision i cili do ta përfshijë punën gjithëpërfshirëse të projektit “Shkupi 2014”.

Burimet diplomatike greke kanë deklaruar se çështja për Shkupin kthehet në qendër të diplomacisë dhe pritet ta vendosë në test konsekuencën e shumicës qeveritare dhe opozitës kryesore.

Në tekstin, të cilin MIA tashmë e publikoi, më tej përkujtohet në deklaratën e mëtejshme të shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, se çështja me emrin duhet të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe se nuk zgjidhet do të ketë vështirësi të mëdha. Nëse zgjidhet, nevojiten tre deri katër muaj procedurë burokratike në KB. Kështu, duhet të zgjidhet deri në fund të vitit 2018, për shkak se viti 2019 do të fillojë me zgjedhje për president të Maqedonisë, e pastaj, në verë edhe në Greqi do të ketë zgjedhje.

Sipas njerëzve, të cilët paradokohe kanë  biseduar me Koxiasin, ai personalisht dëshiron që të zgjidhet çështja për Shkupin, në suaza të kontekstit më të gjerë, sipas të cilit Athina duhet t’i mbyll të gjitha frontet e hapura që të fokusohet në rregullimin e raporteve greko-turke.

Kjo, megjithatë nuk është detyrë e lehtë duke pasur parasysh atë që ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos, partia e të cilit Grekë të pavarur është partner koalicioni në Qeveri, vazhdimisht i përsërit linjat e tij të kuqe, duke theksuar se është kundër çdo emri, që do ta përmbajë termin Maqedoni dhe se për marrëveshje për emrin duhet të zbatohet referendum.

Mediat greke përkujtojnë se vendimi i Këshillit të liderëve politik nga viti 1991, me të cilin nuk pranohet termi Maqedoni, tani është tejkaluar me ndryshimin e politikës në vitin 2007- 2008 kur Athina pranoi emër të ndërlikuar.

Sipas “To Vima”, Uashingtoni konsideron se çështja duhet të mbyllet. Rolin e “supervizorit” të çështjeve ballkanike për momentin e ka zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Hojt Brajan Ji, “edhe pse, politikisht, rajonin e ndjek nënpresidenti Majk Pens”.

Sipas burime mirë të informuara, porosia që e ka transmetuar diplomati amerikan është se Shkupi, së bashku me përparimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhjen e kontestit të pazgjidhur me Kushtetutën e BeH-së janë çështje në të cilat duhet të punohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Portali pohon se Nikos Koxias dhe kolegu i tij i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, do të zgjedhin “kontakte pas kulisave për tejkalimin e pengesave” dhe se tani më ekziston “proces i dy rrugëve paralele”.

Hera e parë, e cila është esencë e mandatit të Methju Nimic, do të përfshijë diskutime rreth emrit dhe shtrirjes së përdorimit, ku është e dukshme se vështirësitë shtrihen në vëllimin dhe interpretimin e erga omnes.

Vëzhguesit me përvojë besojnë se ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë do të jetë barrierë e lartë dhe ndoshta do të duhet të kërkohen më shumë “zgjidhje konkrete”.

I dyti është për mbiemrat që rrjedhin, shkurtesat dhe emrat tregtare. Mbiemrat që rrjedhin e përfshijnë identitetin dhe gjuhën, elemente të cilat e prekin thelbin e “maqedonizmit” dhe identizmin e Shkupit, shkruan portali, duke përkujtuar se Koxias vazhdimisht thekson se irendentizmi duhet të ndalojë.

“Zgjidhja për të cilën do të zgjidhen termet sllovene për identitet dhe gjuhë ndoshta do të ofrojë dalje, edhe pse kjo është çështja më e ndjeshme”, konkludon “To vima”.

LEXO: Maqedonia në NATO, ja çfarë mund të pritet nga Rusia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button