Autoritetet kërkojnë qasje integruese për zgjidhje të ndotjes së ajrit në Shkup

Autoritetet qendrore dhe lokale, organizatat joqeveritare, sektori privat dhe amvisëritë nevojitet që përmes qasjes integruese dhe me përpjekje të përbashkëta ta zgjidhin problemin me ndotjen e ajrit në Shkup.

Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm për koordinim dhe harmonizim të aktiviteteve për ulje të ndotjes së ajrit ambiental në Shkup.

Në takim morën pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, zëvendësministri Jani Makraduli, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Shkupit.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki theksoi se për herë të parë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë është paraparë zë me mjete dhe masa për ulje të aerondotjes dhe për largim të deponive të egra.

Duraki theksoi se në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dalin me disa propozim-projekte për zgjidhje të këtyre dukurive: subvencionim për vendosje të filtrave në institucione, vendosje të filtrave në ndërmarrjet publike dhe ata të marrin licencë A, nxitje të nevojës së automjeteve elektrike, inspektim të rritur dhe të përforcuar dhe kontroll nga ana e inspektorateve përgjegjëse të shtetit.

Makraduli apeloi për reagim të përbashkët të organeve shtetërore, biznes bashkësisë, OJQ sektorit, mediat dhe qytetarët.

“Të gjithë analizat tregojnë se në qoftë se zbatohet vetëm një masë ndotja nuk mund të zvogëlohet shumë dhe për këtë arsye na nevojitet një qasje e integruar të cilën po e promovojmë sot. Qasje e cila do të thotë kontroll të rritur gjatë kontrollit teknik, ruajtje të sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirës urbane, si dhe negociata, marrëveshje se si ta rrisim numrin e qytetarëve të cilët janë shfrytëzues të sistemit ngrohës i cili është pjesë e vetëqeverisjes lokale”, tha Makraduli.

Sipas tij, nevojiten ndihmesa dhe subvencione nga MMJPH-së, nga vetëqeverisjet lokale dhe nga biznes bashkësia ndaj kategorive të rrezikuara që të mund ta ndryshojnë mënyrën e tyre të ngrohjes.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Uinton informoi për hulumtimin e tyre që ka treguar se amvisëritë me ngrohjen e tyre marrin pjesë me një të tretën në ndotjen e ajrit, ndërsa me 20 për qind marrin pjesë transporti, industria dhe ndërtimtaria.

“Rezultati më i rëndësishëm nga studimi është se 45 për qind e amvisërive ngrohen me dru ose me materie të tjera të dëmshme për ajrin. Shkupi shpenzoi 370.000 tonë dru për ngrohje që është e barabartë me numrin e drunjve në vit që ndodhen në Vodno”, tha Uinton.

Ajo theksoi se kanë dalë tre propozime për tejkalim të problemit me ndotjen e ajrit, amvisëritë t’i ndryshojnë furrat e tyre të vjetruara të cilat funksionojnë me drunj ngrohës me furra në peleta, investim në izolim të shtëpive dhe sa më shumë amvisëri të kyçen në ngrohjen qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button