Formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë, ja befasia e madhe!

Në përfundim të katër sfidave të para në krye të Shqipërisë, Panuçi ishte i qartë në deklaratën e tij: “Sa herë të na jepet mundësia, do të provojmë që të sulmojmë dhe nuk dua që Shqipëria ime të qëndrojë gjithë kohën në mbrojtje”. Në bazë të kësaj deklarate, pritej që më së paku në sfidën testuese ndaj Turqisë, kuqezinjtë të ishin në numër të madh në repartin e sulmit, transmeton Syri.net.

Mirëpo, nga sa vihet re në listën e të ftuarve ka vetëm një sulmues “pykë”, Armando Sadiku. Nga sa është vënë re në listë dhe nga emrat e “rinj”, trajneri i kuqezinjve pritet të eksperimentojë në të paktën katër vende në formacion. Së pari, bëhet fjalë për të majtën e repartit të mbrojtjes me rikthimin e Alijit në Kombëtare. Me lënien e kapitenit Agolli jashtë, pritet që një fanellë titullari të diskutohet mes Lenjanit dhe Alijit.

Porta pritet që të ketë dualitetin mes Berishës dhe Strakoshës, të cilët po kalojnë një superformë në Itali dhe Europa Ligë. Sa i përket linjës së mbrojtjes, trajneri dha sinjale se i beson Veselit dhe me shumë gjasë, përkrah tij do të jetë Mavraj në qendër. Linjën e mbrojtjes me katër pritet ta plotësojë Hysaj, duke mos menduar që trajneri do të bëjë rrotacion në të gjithë 11-en.

Në mesin e fushës, i rikthyeri Lilaj dhe risia Ramadani, pritet të diskutojnë një fanellë titullari për pozicionin para mbrojtjes. Ky i fundit duket disi më i disavantazhuar, në rast se do të ketë minutazh të plotë kundër Irlandës së Veriut me U-21. Treshen e mesit të fushës mund ta plotësojë Xhaka në të djathtë dhe në të majtë të ketë një balotazh mes të riut të afruar Qaka dhe Memushajt.

Në modulin 4-3-3 krahët e repartit të avancuar mund të plotësohen nga Roshi dhe Grezda në mbështetje të Sadikut, por gjithashtu mund të ketë balotazh në secilin krah nga Llullaku dhe Latifi. Ajdareviç, i riu tjetër mund të ketë minuta, por në rolin e trekuartistit duhet përzgjedhur moduli 4-2-3-1 dhe në këtë rast, do të sakrifikohej dikush nga mesfushorët “shkatërrues”.

‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë përballë Turqisë:

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button