Spasovski: Zaev kërcënohet me atentat që nga viti 2015

“Zoran Zaev edhe kur ka qenë vetëm lider i LSDM-së, por edhe tash kur është kryeministër, është nën kërcënim të vazhdueshëm me atentat”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në brifingun e sotëm me gazetar, njofton Portalb.mk.

Ministri theksoi se derisa Zaev ishte vetëm lider i opozitës dhe kur i ka publikuar materialet e përgjuara ka marrë kërcënime indirekte, për shkak të projektit “E vërteta për Maqedoni”, këto kërcënime janë paraqitur në MPB dhe i është dhënë sigurim policor. Ministri kas qaruar se në këtë kontekst është dhënë edhe deklarata e Zaevit në Mal të Zi këto ditë, , pasi që jeta e tij mund të jetë e kërcënuar, për shkak të afrimit të Maqedonisë drejt NATO-s.

Spasovski tha se për momentin nuk ka kurrfarë kërcënime për Zaevin.

Ndryshe, këshilltarët e sigurisë e kanë paralajmëruar kryeministrin Zoran Zaev, për rrezik nga atentati. Këtë e deklaroi vetë Zaev në një intervistë në një emision në Mal të Zi “Zhiva Vistina”. Ai ka theksuar se me uljen në karrigen e kryeministrit e ka pranuar përgjegjësinë që të sjell vendime shtetërore për të mirën e qytetarëve,.

“Tani disa analistë rreth meje thonë se tani ti je në rend. Nëse duhet diçka të ndodhë, le të ndodh, unë pranova të jem kryeministër i vendit tim dhe të shtetit tim, jam i gatshëm që të sjell vendime të cilat i presin qytetarët e mi, me çdo çmim, çfarë të ndodh le të ndodh”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button