Imami pret Di Paola: Itali-Shqipëri bashkëpunim në mbrojtje

TIRANE – Shqipëria dhe Italia premtojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në sektorin detar, ajror, këmbësor dhe në fuqizimin e policisë ushtarake. 

Kjo është konfirmuar gjatë konferencës së përbashkët për shtypi mes ministrit tonë të Mbrojtjes Arben Imami dhe homologut të tij italian, admiral Giampaolo Di Paola, i cili në krye të një delegacioni ndodhet për një vizitë në vendin tonë. 

Ministri italian rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij në proceset integruese të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi ynë mund të luajë një rol kyç në integrimin e rajonit të Ballkanit në strukturat euroatlantike, për shkak se është anëtar i NATO-s. 

Gjatë pasdites së sotme ministri italian i Mbrojtjes është takuar edhe me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli si dhe me zv/ kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. 

Në të gjitha këto takime është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe nxitjen e mëtejshme të tyre./balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button