SHGM dërgoi shkresë deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për paraburgimin e gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të hënën dërgoi shkresë deri në Departamentin për Kontrolle të Brendshëm në MPB për paraburgimin e gazetarëve Mahmuti dhe Uka, të cilët javën e kaluar u mbajtën në paraburgim në stacionin policor “Kisela Voda”, për shkak dyshimeve për filmimin Këshillit Gjyqësor gjatë shqiptimit të vendimit për rastin “Lagja e Trimave”.

Në shkresë, SHGM kërkon shpjegim nga policia për arsyet e mbajtjes së gazetarëve Mahmuti dhe Uka në paraburgim për 6 orë.

Gjithashtu, SHGM kërkon policia të hetojë këtë rast dhe nëse konstatohet tejkalim i kompetencave të policëve të merren masa disiplinore përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button