Juventusi i pandalshëm

Bianocnerët krijuan avantazh në minutën e 30-të përmes Simone Pepes, i cili u asistua nga Andrea Pirlo.

Mirëpo në fund të pjesës së parë (45’) Lazio e barazoi rezultatin, ndërsa realizues ishte Stefano Mauri.

Në gjysmën e dytë, skuadra vendase dominoi në tërësi, por e kishte të vështirë të krijonte raste të volitshme shënimi.

Inkuadrimi në lojë i Alessandro Del Pieros, ndryshoi gjithçka, pasi ikona bardhezi ishte ai që bëri diferencën dhe shënoi golin e fitores (82’).

Juventusi gjendet në krye të tabelës së Serie A me një pikë më shumë se Milani. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button