Këto janë tre prioritetet e kryetarit të ri të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, prej më 3 nëntor edhe zyrtarisht ka filluar me punë në krye të kësaj komune, njofton Portalb.mk.

Ai në një deklaratë për Portalb.mk, thotë se ka mbajtur mbledhje tërë stafin e komunës, ndërkaq në periudhën në vazhdim pritet që të ketë edhe sistemin përkatës të të punësuarve në komunë në lëmitë për të cilët ata janë të përgatitur.

“Zyrtarisht mandatin e kam marrë më 3 nëntor, kam mbajtur mbledhje me të punësuarit në komunë. Dalë-ngadalë po njoftohem me rrethanat në komunë, shoh se ka shumë të punësuar që nuk e punojnë punën e tyre, nuk do të largojmë asnjë nga puna, por vetëm do t’i sistemojmë në vendet përkatëse për të qenë më efektiv”, thotë Xhemaili.

Tre punët prioritare me të cilat e fillon mandatin Xhemaili janë:

  1. Rregullimi i ujësjellësit në tërë territorin e Komunës së Bogovinës;
  2. Kemi siguruar donacion nga një investitor nga Norvegjia, do të ketë një intervenim në shkollën fillore në Kallnik ku do të rregullohet problemi me radiatorët dhe ngrohjen qendrore.
  3. Do të punojmë për ngritjen e nivelit të shkollave, gjegjësisht do të bëjmë depolitizim, por edhe trajnim të stafit.

Ndryshe, Xhemaili u bë kryetar i komunës nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 29 tetor të këtij viti. Ai gjithsej mori 6.430 vota – 53.70%, apo mbi 1.000 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga BDI, Berzah Bejtullahu.

cats

Këshilli i Komunës së Bogovinës është i përbërë nga: 7 këshilltarë nga BDI, 5 nga Aleanca për Shqiptarët, 5 nga Lëvizja BESA dhe 2 këshilltarë nga PDSH.

BOGOVIN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button