Zaev: Propozim-buxheti për vitin 2018 paraqet stabilizim financiar

Propozim-buxhetin për vitin 2018 që Ministria e Financave e prezantoi javën e kaluar dhe që duhet të miratohet nga ana e qeverisë dhe pastaj të dërgohet në Kuvend, sipas kryeministrit Zoran Zaev paraqet buxhet për stabilizim financiar, njofton Portalb.mk.

“Ky është buxhet për stabilizim financiar. Vazhdojmë edhe me marrjen e kredive me të cilët do të mbështetën vetëm projektet infrastrukturore. Por, ajo që do të thotë stabilizim është se jemë në të drejtë me ngritjen e çmimit të akcizës së naftës që të mund t’i mbulojmë ato obligime që janë të rëndësishme për qytetarët, dhe të mos jetë vetëm me marrjen e kredive”, tha kryeministri Zaev në debatin e mbrëmshëm të Televizionit të Maqedonisë që u organizua në kuadër të politikës së qeverisë për llogaridhënie dhe transparencë në bartjen e Buxhetit që nga faza e përgatitje para se të votohet në qeveri.

Kryeministri shpjegoi se paratë do të shfrytëzohen në shkolla, kopshte, biblioteka, investime kapitale, për shëndetësinë dhe arsimin.

Sipas Zaevit, me rritjen e akcizës së naftës, çmimi do të mbetet më i ulët në rajon. Në Maqedoni është 0.8 eurocent, në Kosovë 1 euro, Serbi dhe Bullgari 1.2 eurocent. Me rritjen e akcizës çmimi do të përfshijë 0.86 eurocent dhe sipas tij përsëri do të jetë më i ulët.

Propozim-buxhetin qeveria më së voni duhet ta dërgojë me 15 nëntor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa siç paralajmëroi Zaev do ta dërgojnë të enjten në mbrëmje ose më së voni deri 15 nëntor.

LEXO EDHE: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button