Kush dhe pse po e shkatërron Lumin Sateska? (FOTO)

Ndërtuesit e kompanive që janë angazhuar nga qeveria për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë në zonën e Novo Sellës, Komuna e Debarcës, e kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Sateska për nevojat e tyre, njofton Portalb.mk.

Uji po shterrohet për shkak të ndërtimit të disa objekteve pa leje dhe të gjitha ujërat e zeza derdhen direkt në Sateska, i cili gjithashtu derdhet në Liqenin e Ohrit.

Me këtë akt joprofesional dhe joekologjik, jo vetëm Sateska, por shkatërrohet i tërë biodiversiteti edhe i liqenit të Ohrit.
Diversioni i lumit Sateska kryhet me vënien e dy linja të tubave F-500 përmes të cilëve duhej të kalonte uji i lumit.

Sipas portalit Ohridskaj riregullimi i shtratit të lumit bëhej pa përpunime dhe aprovime të duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button