Kandidati për prokuror Publik, Joveski: Prokuroria do të lirohet nga qendra e fuqive

Prokuroria Publike e Maqedonisë vepronte në mënyrë joefikase, të njëanshme dhe jo të pavarur. Nëse unë zgjidhem prokuror Publik, Prokuroria Publike do të veprojë në kuadër të ligjeve dhe do të lirohet nga kthetrat partiake dhe qendrat e fuqisë. Kështu vlerësoi për DW kandidati për prokuror Publik në Maqedoni, Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

“Kjo ishte një sfidë profesionale, sidomos tash kur është e rëndësishëm kthimi i besimit në Prokurori. Nëse unë zgjidhem prokuror, Prokuroria do të veprojë në kuadër të ligjeve, do të lirohet nga kthetrat partiake dhe nga qendrat e fuqisë. Për fat të keq, situata e deritashme e Prokurorisë nuk është në gjendje të lakmueshme, ishte nën ndikim të partive dhe ishte evidente qasja selektive ndaj drejtësisë. Prokuroria ishte joefikase, e njëanshme dhe e varur”, tha Joveski.

Përndryshe, dje “Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka marrë këtë vendim, përveç në bazë të biografisë profesionale të Ljubomir Jovevskit ka pasur për bazë edhe mendimin pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë. Nga atje vendimin për zgjedhjen e prokurorit të ri Publik shkon në Kuvend si propozim-vendim, ndërsa njëherësh dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Mandati për prokuror Publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të serishëm.

Ndryshe, ajo që mund të vërehet është që gjendja e tij pronësore është e ‘modeste’ për person me karrierë të këtillë. Joveski posedon apartament dhe një makinë Reno Megan, dhe gjithashtu një Jugo të vitit 1998. Edhe kursimet e tij nuk janë impozante, kurse në kartelë kreditore ai ka borxh 150 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button