Kryediplomatët e G8-ës diskutojnë për situatën në Siri

Ministrat e jashtëm të shteteve të G8-ës po takohen në Uashington, para takimit të ardhshëm të G8-ës, që organizohet në muajin e ardhshëm nga presidenti Barak Obama në SHBA.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit tha se në krye të agjendës do te jetë kriza në Siri, planifikimi i lansimit të raketës nga ana e Koresë Veriore dhe bisedimet e kësaj fundjave në Stamboll mes përfaqësuesve të fuqive të mëdha dhe Iranit për programin e tij bërthamor./news24

Lajme të ngjashme

Back to top button