Këshilli Gjyqësor e zgjodhi Ivan Xholevin për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme me 11 vota “për” dhe dy vota “kundër” Ivan Xholevin e zgjodhi për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Në garë për shef të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ishin gjykatësit Vlladimir Pançevski, Ivica Stefanovski, Verka Petkovska, Osman Shabani, Gjoko Ristov dhe Vesna Dimishkova.

Gjykatësja, Ola Ristova e ka tërheq kandidaturën për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1, informuan në seancën e Këshillit Gjyqësor.

“Shumë do të thotë për mua besimi që e kam marrë dhe për mua paraqet funksion me obligim të lartë që ta kryej në mënyrë më të mirë të mundshme”, deklaroi për Dojçe Vele gjykatësi Ivan Xholev, derisa i pranonte urimet e para nga kolegët, pas zgjedhjes së tij për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“E di se pritjet e opinionit janë të mëdha dhe me të drejtë. Është e nevojshme të kthehet besimi në gjyqësor dhe drejtësi. Më pret shumë punë. Menjëherë pas dhënies së betimit do të filloj me punë dhe analiza, sepse gjykata është në pa sekretare, pa menaxhues dhe së shpejti ikin 15 gjykatësit të cilët këtu u deleguan nga gjykatës tjerë sepse u skadon mandati. Do të ketë vende të zbrazëta, do të duhet që menjëherë të reagojë dhe të shihet cilat vende kyçe nuk durojnë zgjatje e grupimin e kuadrit”, potencoi Xholev.

Më parë u konstatua dorëheqja e u.d. kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev i cili, siç u tha në seancë, dorëheqjen e ka dhënë për shkak arsyeve shëndetësore, gjegjësisht intervenimit kirurgjik.

Me 5 tetor kur Katica Janeva doli të kryej bastisje në kompjuterin personal me AKMIS në zyrën e kryetarit, vetë Ribarev u deklaroi kolegëve se gjykatësit e kanë lejuar prokuroren speciale të merr si dëshmi çfarë i nevojitet. Gjatë kohës së bastisjes Ribarev ka qenë në punë, transmeton Portalb.mk.

Atë ditë Janeva me detyrë të nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka kryer bastisje edhe në zyrën e të dyshuarit ish-kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Vlladimir Pançevski. Ajo gjithashtu kreu bastisje edhe në shtëpinë e Pançevskit.

Marrja në pyetje e Ribarevit u bë prej kur Janeva dhe ekipi i saj i hetuesve siguruan dëshmi për keqpërdorim të mundshëm në sistemin për shpërndarjen elektrike të lëndëve gjyqësore. I dyshuar në këtë rast për dhënie të sekretit zyrtar dhe për keqpërdorim të lëndëve që i kanë shpërndarë me dorë, siç tha Janeva është personi “Vlladimir Pançevski”.

Ribarev ka qenë në pushim mjekësor pikërisht prej kur Këshilli Gjyqësor i Departamentit për Krim të Organizuar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 duhej që sa më shpejt ta kompletojë lëndën për rastin “Fortesa” dhe “Target” për përgjime joligjore ku të akuzuar janë Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë arratisur nga Maqedoni dhe janë kapur nga autoritetet greke. Të njëjtit tani po gjykohen për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit ku ata donin të ikin për në Hungari. Nga ana tjetër autoritetet e Maqedonisë presin ekstradimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button