Këto janë tre prioritetet e kryetarit të ri të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu

Kryetari i ri i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka filluar zyrtarisht me punë në krye të kësaj komune. Ai për Portalb.mk, i ka treguar tre punët prioritare me të cilat e ka filluar mandatin, njofton Portalb.mk.

“Tani jemi në fazë fillestare dhe ende jemi duke u njohur me administratën e komunës dhe instalimin e një energjie të re brenda komunës duke krijuar kushte për një qeverisje dhe shërbim sa më efikas për qytetarët. Kemi krijuar kontakte me institucione dhe kompani serioze nga Gjermani”, deklaroi Sejdiu.

Sejdiu thotë se ka filluar të pregatitet për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018, ndërkaq tre punët prioritare me të cilën e ka nisur mandatin janë:

  1. Do të përgatitemi që dimri mos na zë në befasi, pra do të krijojmë kushte për pastrimin e rrugëve;
  2. Vizitat e shkollave fillore për të shikuar nga afër gjendjen e ngrohjes hapësirave me qëllim të zhvillimit normal të procesit edukativo-arsimor;
  3. Përgatitja e projekteve që do të aplikohen gjatë kësaj periudhe dhe gjatë vitit 2018.

Ndryshe, Sejdiu i ka fituar zgjedhjet lokale në rrethin e dytë më 29 tetor të këtij viti, me mbi 300 vota epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga BDI, Fatmir Izairi.

Untitled zheline

Këshilli i Komunës së Zhelinës është i përbërë nga: 9 këshilltarë nga Lëvizja BESA, 8 nga BDI dhe nga 1 këshilltarë nga Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH.

ZHELIN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button