Trump e anuloi vizitën në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot është detyruar ta anuloj vizitën në zonën e çmilitarizuar, e cila e ndanë Korenë Jugore me atë Veriore, për shkak të motit të keq, transmeton REL.

Zoti Trump u largua nga hoteli në Seul të Koresë Jugore sot herët në mëngjes, por helikopteri ushtarak u detyrua të kthehet prapa, pasi në zonën ndërmjet dy Koreve ishte mjegull e dendur.

Presidentët amerikanë, gjatë vizitave në Korenë Jugore në mënyrë të rregullt e vizitojnë zonën e çmilitarizuar, ku ushtarët e të dy palëve qëndrojnë matanë barrierave të betonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button