Në disa sulme ajrore në Jemen janë vrarë 23 persona
Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën në disa sulme ajrore të kryera nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite në provincën jemenase Haxha, e cila është nën kontroll të kryengritësve, kumtuan përfaqësues zyrtar jemenas.
Cak i sulmit kanë qenë shtëpitë e sheikëve lokalë, të cilat i ka vizituar shefi i këshillit politik suprem të kryengritësve hutë, Saleh el Samad.
Në mesin e viktimave ka pasur edhe gra dhe fëmijë.
Mediat saudite publikuan se në sulmet ishte vrarë edhe El Samad, ndërkaq zëdhënësi i kryengritësve hutë i ka përgënjeshtruar pohimet e tilla.