Si të mbroheni nga simptomat e para të gripit?

Dimri po troket, temperaturat janë në rënie dhe ftohjet e para gjithashtu janë në qarkullim. Me këto këshilla do të keni mundësi të parandaloni gripin!

Për shkak të luhatjeve të temperaturave na ndodh shpesh të na hyjnë “të dridhurat” kur ndërrojmë ambient nga i ngrohti brenda në mjedisin e ftohtë jashtë, të kemi probleme me frymëmarrjen e bllokimin e hundëve, shkruan Bordo.al. 

E kuptojmë se gripi po na vjen vërdallë kur ndiejmë ftohjen e dhimbjen muskulare, temperaturën, ethet apo dhimbjen e fytit kur mezi arrijmë të kapërcehemi. Ja mënyrat se si t’i parandaloni të gjitha këto:

Duhet të tregoni kujdes me larjen e mirë të duarve në mënyrë që të shmangni e të reduktoni përhapjen bakteriale. Kur teshtini apo kolliteni, mundohuni që të mbuloni gojën e hundën me shami ose duar.

Viruset e etheve ose të të ftohtit mund të përhapen me lehtësi në ambientet e përbashkëta si kuzhinat apo tualetet. Është shumë e rëndësishme që këto zona të dezenfektohen shumë shpesh, në mënyrë që të shmanget përhapja e tyre.

Nëse kuptoni se po ju afrohet ftohja, një ilaç shumë i mirë për t’ju ngrohur organizmin është supa e pulës. Po! Avulli i nxjerrë nga supa e nxehtë është çlirues dhe mund t’ju lehtësojë inflamacionin e hundës.

Jeni ftohur tashmë? Atëherë, ju duhet të provoni avujt e nxehtë! Vloni ujë dhe shtoni në tenxhere një lugë sode ose kamomili. Ose mund të provoni çajrat bimore, gjethet e eukaliptit e trumzës janë gjithashtu çliruese. Provoni të qëndroni me fytyrë mbi tenxhere e të merrni frymë thellësisht!

Keni dhimbje fyti e nuk kapërceheni dot? Ju sugjerojmë të bëni disa herë gargarë me ujë e kripë. Përfitimi është i përkohshëm, e do ju duhet t’a përsëritni disa herë përpara se të shpëtoni përfundimisht prej bllokimit të fytit, ama është lehtësues tepër efikas!

Një tjetër këshillë mjaft e rëndësishme për shëndetin tuaj në këto ditë delikate është që të pushoni të paktën tetë orë në ditë e të ndihmoni sistemin tuaj imunitar për të luftuar virusin e ftohjes dhe gripit! Kujdesuni për shendetin tuaj këtë dimër, ndiqni këshillat tona!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button