Bejta premtoi pavarësim të shkollës së mesme në Vrapçisht

Në komunën e Vrapçishtit nga viti i ardhshëm shkollor do të fillojë të funksionojë shkolla e mesme e pavarur. Këtë e  ka premtuar Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta gjatë vizitës që i bëri kësaj komune. 

“Kryetari i komunës ka bërë kërkesë te Ministria e Arsimit që shkolla e mesme e Komunës së Vrapçishtit të pavarësohet nga shkolla e mesme e qytetit të Gostivarit. Ministri i arsimit kërkesën e nxori në qeveri dhe qeveria solli vendim që Komuna e Vrapçishtit të ketë shkollë të mesme të pavarur. Me mjetet e komunës dhe me mjetet nga bllok dotacionet do tu krijojmë kushte më të mira nxënësve të Komunës së Vrapçishtit që do të shkollohen në këtë shkollë të mesme”, deklaroi Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale. 

Nga kabineti i Bejtës lajmërojnë se kryetari i Komunës së Vrapçishtit Bajram Kadrija dhe ministri Nevzat Bejta gjatë takimit të realizuar kanë biseduar edhe për projektet të cilat financohen nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, shfrytëzimin e mjeteve nga IPA Fondet dhe për rezultatet që i ka arritur kjo komunë gjatë periudhës së kaluar.  / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button