Georgievski: Jankullovska të bëjë hetim kundër Kashirskit dhe kryeshefave lokalë në rajonin e Shtipit

“Për shkak të mundësisë më të madhe se kryeshefi i deritanishëm i SPB-së Shtip, Zvonko Kashirski të hënën nuk do të paraqitet në vendin e tij të punës, vet fakti që qendrat kryesore të krimit që është kryer në aksionin “Detonator” ishte zbuluar në komunat Koçani dhe Vinicë, komunat ku stacionet policore ishin nën kompetencat e Zvonko Kashirskit, dyshojmë se ai drejtpërdrejt është i lidhur dhe ka dyshime se ka përzier gishta në veprimet” thuhet në  lajmërimin e sotëm dërguar mediave nga VMRO-Partia popullore në Shtip. 

I bëjmë thirrje ministreshës Gordana Jankullovska që të merr guxim dhe të merret pak me kryeshefat lokalë në rajonin e Shtipit, thanë nga VMRO-PP./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button