Gjendje e jashtëzakonshme në Nju-Delhi, shkollat të mbyllura për shkak të ndotjes së ajrit

Në Nju-Delhi sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit. Autoritet e qytetit kërkuan mbyllje të të gjitha shkollave fillore.

Në ueb faqen e Ambasadës të SHBA-së u publikua se niveli i PM grimcave është 703, që është dyfish më shumë se 330 sa lejojnë ligjet në Indi. Autoritetet lokale paralajmërojnë për përkeqësim të kushteve në ditët në vijim, transmeton MIA.

 	Њу-Делхи-магла

Asociacioni i mjekëve indian publikoi gjendje të jashtëzakonshme dhe kërkoi nga autoritetet e qytetit “të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ballafaqohen me këtë rrezik”.

Zëvendësministri i angazhuar për Nju-Delhin, Manish Sisodia urdhëroi mbyllje të të gjitha shkollave fillore sot dhe nesër.

“Vendosëm t’i mbyllim shkollat fillore. Do ta ndjekim situatën prej ore në orë që të konfirmojmë nëse masa duhet të vazhdohet”, deklaroi ai.

Pothuajse dy milionë nxënës janë regjistruar në shkolla fillore në Nju Delhi, sipas të dhënave qeveritare nga viti 2015.

 	Загадување-Индија

Të gjitha aktivitetet në sipërfaqe të hapur, janë ndaluar në kryeqytet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2014 e kualifikoi Nju-Delhin si qytetin më të ndotur në botë, me cilësi më të keqe të ajrit edhe nga Pekini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button