LAMM: Për pasnesër është paralajmëruar grevë e mundur në vendkalimet kufitar me Greqinë

Për pasnesër është paralajmëruar grevë e mundur në vendkalimet kufitare me Greqinë, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e sotëm për gjendjen e rrugëve.

LAMM thekson se greva do të fillojë të enjten në mëngjes në orën pesë dhe do të zgjasë deri në orën 23 në VP “Dojran”, ndërsa në vendkalimet kufitare “Niki” dhe “Evzoni” deri në orën pesë ditën e ardhshme.

Sipas LAMM, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button