Zvogëlohet numri i azilantëve nga Maqedonia

Në Maqedoni ende janë në fuqi masat represive ndaj qytetarëve që keqpërdorin liberalizimin e vizave. Sipas kryeshefes së policisë Gordana Jankullovska, këto masa kanë dhënë rezultate pasi numri i qytetarëve nga Maqedonia që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian është duke u ulur vazhdimisht. 

“Në fillim të këtij viti është shënuar rënie e numrit të të ashtuquajturëve azilantë të rremë nga Republika e Maqedonisë. Megjithatë, edhe përkundër këtyre të dhënave mendoj se nuk duhet të ndalemi dhe të ndërpresim masat” tha Jankullovska.

Pas paralajmërimeve të zyrtarëve evropian se Maqedonia mund të humb liberalizimin e vizave për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, autoritetet e Shkupi vitin e kaluar kanë bërë disa ndryshime në legjislacion, të cilat parashohin dënime të larta me burg dhe marrjen e pasaportës për ata që persona abuzojnë me liberalizimin e vizave.

“ Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin intensitet, ashtu siç kemi bërë dhe në vitin 2011, kur Maqedonia si përgjigje ndaj numrit të lartë të azilkërkuesve, ndërmori një sërë masash. Vitin e kaluar, përveç masave tjera, shumë qytetarëve u pamundësuam daljen nga Maqedonia për shkak të dyshimeve se mund ta keqpërdorin liberalizimin e vizave” deklaroi Jankullovska.

Menjëherë pas heqjes së vizave, qytetarët e Maqedonisë vërshuan vendet e BE-së. Numri më i madh i azilantëve ishin shqiptarë dhe romë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button