Jankullovska takon Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë

Sot në MPB në Shkup Ministrja Gordana Jankullovska priti delegacionin gjerman në krye me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Joahim Herman. 

Si rezultati i takimit të sotëm u diskutua për projektet e ardhshme, por edhe për iniciativa të reja, midis tjerash për thelbin dhe përmbajtjen e deklaratës së përbashkët që u nënshkrua dhe që ka të bëjë më dëshirën e shprehur për bashkëpunim më të mirë në fushën e kriminalitetit dhe të gjitha bashkëpunimet policore me interes për dy shtetet.

“Me deklaratën që e nënshkruam sot në fakt ofrojmë hapësirë për bashkëpunim më të mirë në planin e luftës kundër korrupsion dhe krimit, luftë kundër trafikut me njerëz dhe prostitucionit, kundër pornografisë fëmijore, krimit me narkotike, krimit kompjuterik, prodhimit joligjor dhe tregtisë me armë, materiale eksplozive dhe substanca të tjera të rrezikshme për sigurinë publike” tha Jankullovska.

Gjithashtu u bisedua edhe për numrin e azilantëve nga Maqedonia në vendet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në Bavari dhe u konstatua se numri shënon rënie.

Bavaria është provincë në Germani, mirëpo përgjegjësia për sigurinë është në provincat në Germani  dhe Bavaria mund të lavdërohet se është provinca më e sigurt në Gjermani, përkatësisht ne kemi shkallë më të ulët të kriminalitetit në gjithë Gjermani”, tha Joahim Hermen. 

Hermani shtoi se si MPB të provincës Bavaria, kanë bashkëpunim shumë të mirë jo vetëm me Austrinë dhe Çekinë, por edhe me shtete tjera siç janë Ukraina, Bullgaria, Serbia, Kroatia dhe në vitet e fundit me Republikën e Maqedonisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button