fbpx

Dje duhej të kishte natën e fundit, Festivali i Teatrit në Dibër përfundoi para kohe!

Festivali i “Teatrit Shqiptar në Maqedoni” i Dibrës i cili këtë vit kishte edicionin e 16-të dhe që duhej të përfundonte dje, më 6 nëntor, si pasojë e vështirësive financiare çmimet e Festivalit u dhanë më 4 nëntor. Kështu bëri të ditur për Portalb.mk, drejtori i Festivalit në fjalë, Ylber Nuredini.

23231234_1948324671850075_147560115529368136_n
Pjesë nga Festivali Shqiptar në Maqedoni i Dibrës  2017

“Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” i Dibrës, edicioni i 16-të, për shkak të vështirësive dhe rrethanave të krijuara nga administrata komunale e cila bllokoi hapësirat e akomodimit të trupave dhe pjesëmarrësve tjerë, u ndërpre pas përfundimit të shfaqjes së Teatrit të Tetovës, më 4 nëntor. Pas kësaj shfaqjeje edhe u ndanë çmimet e festivalit”, tha Nuredini.

Nuredini njoftoi se problemet me financat për këtë festival kanë qenë që nga viti 2016, kur edhe doli në protesta në shenjë revolte për gjendjen e Festivalit, problem ky që qe shkak që Festivali të mos financohet këtë vit.

“Është hera e disatë që ky festival ka vështirësi financiare edhe pse i vlerësuar si projekt i interesit nacional nga Ministria e Kulturës, krahas pengesave nga ministresha paraprake edhe ministria e re nuk arriti të rregullojë problemin. Peripecitë me Komunën Dibër vazhdojnë ndër vite, si rrjedhojë e mosdëshirës se tyre për të mbështetur dhe financuar festivalin. Krahas këtyre problemeve, unë kërkova mbështetje të miqve të mi privat për këtë edicion dhe rezervuam akomodimin e artistëve në njërin prej hoteleve të Strugës. Si pasojë e financave të papërballueshme u desh të përmbyllet festivali më herët se sa ishte paraparë”, tha Nuredini.

23231419_1619257144803727_6680562052314853079_n
Pjesë nga Festivali Shqiptar në Maqedoni i Dibrës 2017

Në lidhje me këtë situatë të Festivalit të Dibrës, Jusuf Oboku u shpreh se ky është: “Veprim i ulët dhe primitiv jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj integritetit të artistëve”.

Mëgjithëse problemeve financiare, çmimet u ndanë kurse artdashësit për të njëjtin shprehën fjalë miradie.

Këto janë çmimet e Festivalit Shqiptar në Maqedoni 2017: ‘shfaqja më e mirë’ shfaqja “Kripë deti” i Teatrit të Tetovës, ‘regjia më e mirë’ për regjisorin Ilir Bokshi, ‘aktorja më e mirë’ aktorja Emine Toska, ‘aktori më i mirë’ aktori Bruno Shllaku, ‘aktorja më e mirë joprotagoniste’ aktorja Anisa Ismajli, ‘aktori më i mirë joprotagonist’ aktori Musa Isufi, ‘çmimi inkurajues’ për Teatrin “Teuta” në Ulqin, ‘çmimi i karrierës‘ për Muharrem Hoxhën kurse ‘çmimi i karrierës’ për Agron Dizdarin.

23316295_1948325151850027_1024450244473678965_n
Pjesë nga Festivali Shqiptar në Maqedoni i Dibërs 2017

“Nga ky manifestim artistik i përbashkët i aktorëve nga Ulqini, Shkodra, Gjilani, Presheva, Podujeva e Dibra e Madhe, u shkëmbyen vlera të eksperiencës sonë teatrore, të përvojës së përbashkët, si edhe të asaj bashkëkohëse botërore, por, mbi të gjitha, u fol shqipja në një gjuhë të bukur letrare. Skena e teatrit është si një kudhër e nxehtë për farkëtimin e gjuhës së popullit, sipas standardeve më të larta të kulturës e ndërgjegjes së kombit. Në të njejtën kohë, nga shfaqjet e ndryshme u përcollën mesazhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e kombit tonë, me rezistencën, përpjekjet për liri e pavarësi, për humbjet e fitoret, si edhe për çështje sociale të shoqërisë, për probleme etiko-morale etj. Teatri, kurdoherë i dashur dhe i preferuar për të gjitha shtresat e shoqërisë, ka të bëjë me shpirtin njerëzor dhe ndikon ca më tepër se fjalimet e zyrtarëve dhe të politikanëve”, tha artisti Miho Gjini pas festivalit.

mirë
Mirënjohjet e Festivalit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button