Maqedoni, problemi me terroristët nuk është zgjidhur por ka marrë përmasa të reja

“Problemi me terrorizmin nuk është zgjidhur por ai ka marrë përmasa tjera”, kështu vlerësoi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në konferencën e sotme “Parandalimi i promovimit dhe rezistenca terroriste”, raporton Portalb.mk. Në konferencë të pranishëm ishin edhe shefja e misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalanien, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe drejtori i Komitetit Nacional për Parandalimin e Terrorizmit, Borçe Petrevski të cilët premtuan vazhdimësi të ngritjes dhe realizimit të kapaciteteve për parandalim të terrorizmit.

“Megjithëse numri i luftëtarëve terroristë krahasuar me vitet paraprake ka shkuar duke u zvogëluar, sërish problemi me luftëtarët terroristë nuk është zgjidhur por ka marrë përmasa të reja. Nuk duhet të presim që vetëm Ministria e Punëve të Brendshme të dënojë terrorizmin, por edhe të gjitha institucionet tjera, sepse kjo është luftë e përbashkët kundër kundërshtarëve të cilët duan të na fitojnë”, tha Bejli.

Ndërkaq, drejtori i Komitetit Nacional për Parandalim të Terrorizmit, Borçe Petrevski, tha se për këtë qëllim edhe u formuar Komiteti në gusht të 2017-s, për “të realizuar projekte se si më lehtë dhe më efektive të përballemi me terrorizmin”.

“Në rrethanat e rritjes së kushteve të paraqitjes së radikalizmit dhe terrorizmit, aktivitetet e tilla si rritja e simulimit dhe aftësimit për të përballuar luftën kundër terrorizmi janë të nevojshme. Maqedonia që nga viti 2016 ka përpiluar strategji pesëvjeçare për të përballuar terrorizmin dhe se kjo strategji ka treguar se është efektive meqë numri i luftëtarëve terrorist po shkon duke u zvogëluar. Megjithatë duhet edhe shumë punë për të përballuar problemin me terrorizmin”, tha Petrevski.

Kurse, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se lufta me terrorizmin është ndër prioritetet e Qeverisë dhe për këtë qëllim do të realizojë bashkëpunime rajonale, “që Maqedonia të bëhet shtet më stabil”.

“Qëllimi i realizimit dhe përfshirjes së Maqedonisë në strategjinë për përballje me terrorizmin ka për synim respektimin e dallimeve njerëzore pavarësish përkatësisë së tyre etnike dhe religjioze. Qeveria e Maqedonisë si prioritet parësor ka luftën me terrorizmin dhe në këtë pikëpamje do të nxisë bashkëpunim rajonal dhe ndërinstitucional”, tha Zaev.

Kjo konferencë bëhet në kuadër të aktiviteteve-ushtrimeve nxitëse të organizuara nga OSBE-ja dhe SHBA-ja me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përvojave në luftën kundër terrorizmit.

Përndryshe, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) thotë se në Maqedoni duhet të përforcohen kapacitetet në luftën kundër terrorizmit, për siç thuhet në raport: “Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka qenë në cak të kërcënimeve masive terroriste”,

LEXO: Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Serbia do ta rrisin bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button