Në Kumanovë ndotja do të zgjidhet me inspektim të përforcuar, zgjerimin e gazifikimit

Inspektorati komunal nga Kumanova në terren do të konfirmojë kush ndot dhe do të ndërmarrë masat e duhura, njoftoi sot kryetari i komunës Maksim Dimitrievski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ballafaqim me ndotjen në Kumanovë. Këto masa, tha ai, do të merren këtë dimër.

“Nëpërmjet shërbimeve komunale kompetente do t’i zbulojmë ndotësit në territorin e komunës tonë dhe njëherit  të gjithë ata që në garazhe përdorin vaj motori tashmë të përdorur për djegie dhe ngrohje të vetë ndërtesave që janë ndotës enormë”, deklaroi  Dimitrievski.

Kryetari i komunës së Kumanovës tha se ndotja në Kumanovë do të zgjidhet përmes masave afatgjata të cilat u ofruan në fushatën parazgjedhore, ndërsa mes tyre zgjerimi i rrjetit të gazifikimit dhe zhvendosja e stacionit të autobusëve nga lokacioni aktual në periferinë e qytetit, me ç’ka theksoi do të zvogëlohet qarkullimi i autobusëve në zonën qendrore të qytetit.

Ndotja, shtoi, vjen edhe nga numri në rritje i automjeteve, ndërsa një pjesë e mirë e tyre nuk i përmbushin standardet. Kumanova, nënvizoi, është infrastrukturisht e paraparë për 8,000 automjete, ndërsa numri i tyre në këtë periudhë është 27,000 dhe vazhdimisht po rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button