fbpx

Shënjestronte pasanikët dhe i vriste, “vejusha e zezë” dënohet me vdekje

Japonezja 70-vjeçare, Chisako Kakehi, është dënuar më vdekje për vrasjen e tre burrave, midis tyre edhe të bashkëshortit, si dhe për tentativë vrasjeje të një tjetri, transmeton Lexo.al.

70-vjeçarja u akuzua se ka përdorur cianid për të vrarë të dashurit e saj dhe ka bërë miliona nga pagesat e tyre të sigurimit të jetës.

Sipas prokurorëve, ajo shënjestronte meshkuj të pasur që ishin shumë të vjetër ose të sëmurë.

Ajo filloi të quhej në mediat japoneze si “Vejusha e Zezë”, njësoj si merimanga femër që e vret partnerin e saj pasi kryejnë aktin seksual.

Sipas BBC, “Vejusha e Zezë” u akuzua për vrasjen e burrit të saj të katërt, 75 vjeçarin Isao Kaheki, më 28 Dhjetor 2013, një muaj pasi ishin martuar.

Midis viteve 2007-2013, ajo është akuzuar për vrasjen e dy të dashurve të tjerë, që ishin midis moshës 70 dhe 80 vjeçare dhe tentoi të vriste dhe të vidhte një të dashur tjetër, i cili vdiq më pas prej kancerit.

Gjatë 135 ditëve të gjykimit, Kaheki e pranoi fillimisht vrasjen e Isao Kaheki duke thënë që e kishte bërë sepse ai nuk e kishte trajtuar mirë financiarisht, por më vonë e mohoi këtë gjë. Avokatët e saj do ta apelojnë vendimin me vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button