Zaev – Bezak: Janë hapur perspektiva për Maqedoninë, do të intensifikohet bashkëpunimi me Sllovakinë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin sllovak në largim, Martin Bezak.

Nga ana e kryeministrit Zaev, ambasadorit Bezak i është shprehur falënderim i madh për angazhimet dhe kontributin e Republikës së Sllovakisë, por edhe për angazhimet e tij personale për proceset demokratike në Maqedoni, për miqësinë ndaj qytetarëve të Maqedonisë dhe për realizimin e qëllimeve euro-integruese të shtetit.

Ambasadori Bezak, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ka shprehur kënaqësi që po largohet nga Maqedonia në kushte më të mira nga ato që i ka hasur para katër viteve kur e ka marrë detyrën e ambasadorit në Maqedoni dhe theksoi se sheh perspektiva të hapura për qytetarët  dhe për Republikën e Maqedonisë.

“Mbështetja e madhe nga qytetarët është nder i madh dhe obligim për Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë të sigurojë jetë cilësore për të gjithë, ta zhvillojë Maqedoninë në shtet bashkëkohor dhe modern, pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Jemi të përkushtuar në proceset e nevojshme reformuese, ndërtojmë miqësi në rajon dhe me botën, dhe vlerësoj se janë reale pritjet tona për lëvizje edhe në rrugën drejt BE-së dhe në rrugën drejt NATO-s”, theksoi kryeministri Zaev.

заев - безак

Në takim është konstatuar se Maqedonia dhe Sllovakia janë shtete miqësore dhe se ekziston bashkëpunim në sferën e ekonomisë, kulturës dhe sigurisë që është bazë e mirë për intensifikimin e bashkëpunimit në këto, por edhe në sfera të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.

Ambasadori Bezak kumtoi se Sllovakia mbetet mbështetëse e Maqedonisë në realizimin e qëllimeve strategjike, ndërkaq kryeministri Zaev, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë, iu falënderua ambasadorit Martin Bezak dhe Republikës së Sllovakisë për miqësinë e sinqertë dhe konstruktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button